A do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica, sot ka zyrtarizuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, me ç’rast ka thënë se brenda VV-së nuk kishte vend për të vazhduar tutje.
Ai ka folur edhe për koalicionin e krijuar, duke thënë se, nuk ka aderime, por është bashkim i disa njerëzve, siç u shpreh ai, për një qëllim të caktuar.
Mes tjerash, ai ka treguar se a do të jenë Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati pjesë e listës për deputetë.
“Unë konsiderojë që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listët për deputetë, sepse unë konsiderojë që edhe aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur ai.