A lejohen dasmat dhe të pamet me vendimin e ri të Qeverisë
Në anën tjetër, lejohet mbledhja me më pak se 30 persona në mbledhje të ndryshe, seminare, trajnim etj…
Lejohen të grumbullohen më shumë se 30 persona vetëm në rast të mbledhjes së Qeverisë, mbledhjeve të Kuvendit dhe mbledhjeve me interes të vecantë publik.
18. Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 30 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet). Pavarësisht numrit të personave, mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë dhe organizimi i dasmave ndalohet.
19. Përjashtim nga pika 18, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik, të cilat lejohen pavarësisht numrit të personave.
20. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, jo më shumë se 30 persona.

