A mund të shtyhet Ramazani për shkak të koronavirusit, ja çka thonë teologët

Kur vendet e shenjta në Mekë dhe Medine janë pothuajse bosh dhe dyert e xhamive në të gjithë botën islamike janë të mbyllura për besimtarët, Ramazani nuk mund të jetë më ai që duhet të jetë: një muaj bashkimi, përcjellë portali lajmejavore.

Muaji i shenjtë i agjërimit për muslimanët, një gur themeli i jetës islame, fillon në 23 Prill.

Për arsye teologjike, muaji i shenjtë i Ramazani nuk mund të “anulohet” as në kohërat e pandemisë vdekjeprurëse.

Është një nga “pesë shtyllat e Islamit”, të cilat janë strukturisht të krahasueshme me Dhjetë Urdhërimet për Judenjtë dhe të Krishterët.

Muaji i Kreshmës si muaji i nëntë i kalendarit islamik nuk mund të shtyhet dhe kështu as rendi i muajve, pasi konsiderohet si i dhënë nga Zoti.

Megjithatë, teologët kanë dhënë mendimet e tyre rreth kësaj çeshtjeje që prek miliona besimtarë në të gjithë botën.

Mohamed al-Issa, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Botërore Islame, tha: “Sheriati ndalon faljen e namazit ndërsa besimtari pas ushqimit i mban goja erë. Kjo vlen edhe më shumë kur bëhet fjalë për një vi rus vdek jeprurës”.

Kështu që teologu parashtron dhe shtyerjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, si rezultat i pandemisë që ka kapluar në të gjithë botën. Në këtë rast, lutjet e përbashkëta mes besimtarëve mund të zëvëndësohen me lutje individuale.

Agjërimi nuk është aq i lehtë, por edhe këtu Islami nuk është i ngurtë.

Fëmijët, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë shtatzëna gjithmonë përjashtohen nga Ramazani, dhe koronavirusi është një sëmundje.

Universiteti Al-Azhar në Kajro, i cili pretendon titullin e autoritetit më të lartë mësimor Sunit, beson se agjërimi në këtë situatë unike thjesht mund të kryhet më vonë nga shumica e besimtarëve.

Khaled Omran, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit u shpreh: “Besimtarët mund të bëjnë lutje pas krizës.”/mediafokus.info