Abazi: ‘Pak shtete e kanë kuptuar më drejt se Austria historinë dhe prejardhjen tonë’

Ish-shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Sahit Abazi ka rikujtuar rolin e Austrisë së sotme dhe Austro-Hungarisë së dikurshme në çështjen shqiptare.

‘Pak shtete e kanë kuptuar më drejt se Austria historinë dhe prejardhjen tonë’, ka thënë Abazi.

‘Politika dhe populli austriak historikisht e kanë ndihmuar kauzen tonë për liri e pavarësi. Pak shtete e kanë kuptuar më drejt se Austria historinë dhe prejardhjen tonë. Nuk ka pasur situatë më të vështirë politike e strategjike se të jesh kundër të gjitha superfuqive të kohes, për ta shpëtuar Shqipërinë në 1912/13. Pa AustroHungarinë populli ynë do t`u nënshtrohej edhe më shumë tragjedive të mbijeteses. Sot ndajmë dhimbjen e përbashkët me popullin austriak’, ka shkruar Abazi në profilin e tij./Mediafokus.info