Abdullah Tahiri, lajmëtari i Republikës sonë

Arbër Ismajli

Heroi ynë, Abdullah Tahiri, është nga figurat më emblematike të shqipëtarëve, i cili me punën dhe aktivitetet e tij deri në flijim, ka dëshmuar dritën e sakrificës së atdheut dhe interesin e përjetësisë së një shteti të pavarur dhe sovran.

Abdullah Tahiri, ishte i përzgjedhur që një ditë të pranverës studentore të përmbysë procese të mëdha të cilat më pas do lëkundin themelet e ish Jugosllavisë, për t’i liruar vend Republikës së Kosovës.

Abdullah Tahiri ishte njeri e shok i mirë, i urtë, mendjemprehtë, por edhe i vrullshëm në momente të padrejtësisë. Në 11 marsin e vitit 1981, ai ishte ndër të parët në organizimin demostratave në Prishtinë. Ai lëshoi në dysheme pjatat që morën jehonën e kohës ne menzën e studentëve.

Heroi ynë, Abdullah Tahiri, bashkëshorti i Sofa Tahirit, babai i Albanës, Ilirit, Trimit dhe Republikës, rrugetimin për të bërë Republikën tonë nuk do ta ndalë edhe në emërimin e fëmijëve të tij, emra që tregojnë përkushtimin për rezistencë dhe çlirim.

Në një zë kushtrimi, në verën e vitit 1998, ai do të kërkonte publikisht nē një tubim popullor se të gjitha subjektet politike dhe populli duhet t’i bashkangjiten luftës çlirimtare së UÇK-sē, dhe kjo sikur edhe veprimtaria çlirimtare do ta çojnë atë nē arrest, ku dhe do të vritet në një nga masakrat më tmerrshme, sikur ato të Luftës së Dytë Botërore.

Heroi i ynë, Komandanti i Parë i Zonës operative të Karadakut, Gjeneral Majori Abdullah Tahiri, këtë vit do të kthehet në bronz, në shtatoren e lavdisë për ta përkujtuar brezat e gjeneratat me krenari dhe përkushtim.

Abdullaha Tahiri, mbetet dritë e pashuar e vargut të burrave të mëdhenjë të kësaj ane. Krah Rexhep Malës e Nuhi Berishës, krahë Kadri Zekës e heronjēve të tē tjerë në xherdanin lavdisë që përflakën janarët me gjakun e tyre.

Është ky janar i Abdullah Tahirit, është kjo krenari e jona që na obligon, ta bëjmē të mirëqenë Republikēn e Kosovës.

Poashtu, “Flaka e Janarit” është emri i cili ndoshta më së miri shpjegon sakrificat e radhitura të figurave patriotike për realizimin e të drejtave të tyre individuale dhe kolektive në të gjithë trojet shqipëtare.

Në 38 vjetorin e vrasjës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, i nderojmë e kujtojmë me respektin e përkushtimin më të lartë këta tre pishtarët e lirisë, tre ideologët e ngjarjeve të mëdha të vitit 1981.

Vrasja mizore e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, u krye nga ata që nuk e deshën Kosovën e lirë e demokratike.

Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, kishin bërë përpjekje të pareshtura për ta organizuar mërgatën shqiptare, e cila kishte një interes të përbashkët të organizoheshin në një frym dhe ideologji jetike për të gjithë shqipëtarët.

Do t’i kujtojmë përjetësisht të gjithë këta burra të cilët u flijuan që ne të vazhdojmë rrugën e çlirimit dhe lirisë së përjetshme, të frymojmë lirshum, në një shtet të ri, të krijuar nga nisma dhe sakrifica me jetë këtyre çlirimtarëve./Mediafokus/