Abidushi ishte berberi më i njohur në Gjilan në kohën e tij

Zejnelabedin Mustafa ka qenë ndër berberët e parë në Gjilan. Ai është njohur këtu me nofkën Abidushi, shkruan Mediafokus.info 

Abidushi ka lënë gjurmë në qytetin e Gjilanit, si një zanatçi pedant, i shkathtë e gojë ëmbël. Ishte ‘doktor’ për profesionin e tij Zejnelabedini.

Një makinë e thejshtë për qethjen e kokës, një krahër, një palë gërshërë dhe një brisk rroje, ishin veglat e tij të punës.

Berberët e asaj kohe dinin shumë gjera për qytetin e tyre, për njerëzit dhe politikën. Jo rastësisht, sepse aty shkonin të gjithë.

Madje, edhe sot thuhet ‘kush ka kokë duhet të shkojë patjetër te berberi’.

Disa prej mjeteve të punës së Abidushit ‘jetojnë’ edhe sot në muzeun familjar të dr Shevqet Mehmet, njërit nga kronistët më të mirë të Gjilanit, i cili nuk jeton më.

Edhe këto vegla pune të Abidushit gjenden në muzeun e dr Shqfqetit. /Mediafokus.info