Adriana thotë se nuk do të aktrojë në Parlament, ja çka i shkruan Lutfi Haziri

Aktorja e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, ka thënë se nuk do të aktrojë në Parlament, raporton gazeta online Mediafokus.info.

“Une aktrimin kam me vazhdu ne filma dhe teater, jo si disa ne parlament. Ne parlament kam me qene zeri i popullit e do te flas per ato gjera qe i di me se miri”, ka shkruar Matoshi.

Por, në këtë status të Matoshit nuk e ka lënë pa komentuar nënkryetari i LDK’së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Më vjen keq”, i ka komentuar Haziri, por që ka munguar përgjigja e Matoshit.

Ndryshe, Adriana Matoshi edhe zyrtarisht ka aderuar sot në Vetëvendosje, derisa do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Mediafokus.info/