Ahmeti: Maqedonia është vendi im – e dua po aq sa e duan Mickoski e Cërvenkovski

Në 25 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Maqedonia është vendi i tij, i gjyshërve dhe i stërgjyshërve.

“E dua Maqedoninë po aq sa e don Cërvenkovski dhe Mickoski”, shtoi ai.

Ahmeti tha se “t’i mbajnë duart larg nga Marrëveshja e Ohrit çdo kush që tenton të rrënojë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e drejtë” duke shtuar se MO është e arritur e përbashkët dhe jo vetëm e shqiptarëve.

Tutje tha se ai kishte një projekt të ndarjes për Maqedoninë, që siç tha një pjesë e qyteteve do të mbeteshin jashtë Shqiprisë, duke deklaruar se “shqiptarët e Shkupit nuk do të ishin me mua bashkë, unë do të isha Shqipëri”.

“Nuk them se është rezultat vetëm i shqiptarëve. Nuk them se vetëm shqiptarët kanë fituar em MArrëveshjen e Ohrit, ka fituar edhe kombi maqedonas”, tha Ahmeti.