Akademiku francez: Shqiptarët janë më të vjetër se vet historia

Akademiku frances, Maurice Druon (1918-2009) ishte nipi i shkrimtarit të madh Joseph Kessel. Ai filloi të shkruante për revista letrare në moshën 18 vjeçare.

U bë i njohur me thënien për shqiptarët:

“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

Mori pjesë në ushtrinë franceze gjatë luftës së dytë Botërore. Në vitin 1948 mori çmimin “Prix Goncourt” për romanin e tij Les Grandes Familles (Familjet e Mëdha).

Ai u zgjodh si anëtar i Akademisë Franceze më 8 dhjetor 1966, sekretar i saj në vitin 1985, nga ku hoqi dorë më 2007-ën për shkak të moshës.

Ishte shumë i njohur për shkrimet e tij shkencore dhe veçanërisht për shtatë romanet e tij historike “Mbretërit e mallkuar” që u bënë dhe filma.

Ai ishte Ministër i Kulturës nga viti 1973-1974 dhe deputet i Parisit nga viti 1978-1981/KultPlus.com