Ky është kompozitori më i madh i muzikës qytetare tironse
Muzikanti i tre periudhave historike, Muharrem Gurra (1914-1998) u lind në Tiranë në një familje qytetare me tradita muzikore.
Cilësohet si kompozitori më i madh i muzikës qytetare tiranase, me mbi 200 këngë që mbajnë autorësinë e tij. Që në fëmijëri u ushtrua në veglën e violinës dhe më pas mësimet e para në muzikë i mori pranë “Bandës Mbretërore” në vitet 1934-1938.
Në fundvitet ’30 gjejmë fillimet e para të tij në krijimet e këngëve popullore. Vitet 1945-1960 janë kohët e arta të krijimtarisë së tij.
Krijimtaria e Gurrës përbën homazhin humanist të shoqërise qytetare tiranase. Në gëzime familjare e shoqërore, në dasma e urime, si dhe koncerte e festivale të ndryshme u kënduan dhe u përhapën këngët e Muharrem Gurrës.