Aktivistët e PSD-së e gjuajnë kryeministrin Kurti me qershi: Idiot, rrenc

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur kryeministrin Kurti me qershi.

Teksa kryeministri Kurti po hynte në ish-objektin e Rilindjes, aty ku është Ministria e Drejtësisë, është pritur nga disa aktivistë të PSD-së.

Ai është sulmuar me qershi, përderisa mbrojtja e afërt ka ndërhyrë shpejt në mbrojtje Kurtit duke i vënë një çadër.

Sipas PSD-së, në takimin e djeshëm në Brusksel fshihet edhe një marrëveshje për Asociacionin.

Ata janë dëgjuar edhe duke bërtitur “Rrenc, idiot, tradhtar”. Aksioni i PSD-së kishte të bënte me marrëveshjen e djeshme për çështjen e targave, ku besohet se Kurti shkeli qëndrimet e tij të para dy ditëve.

Momenti i siguruar nga Kallxo.com: