Albin Kurti merr sot vaksinën kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vaksinohet sot me vaksinën kundër COVID-19. 

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra e Kryeministrit.

Ai do të vaksinohet në orën 16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.