Ansambli ‘Gjilani’ – fitues i çmimit të parë në festivalin e Rahovecit

Ansambli ‘Gjilani’ ka zënë vendin e parë në Festivalin e këngës popullore “N’Konak të Rahovecit kënga shqipe na bashkon”.

Po ashtu gjilanasit u nderuan edhe me çmime të tjera: çmimin për orkestrër më të mirë, për solistin më të mirë (Qemajl Musliu), solistin me paraqitjen më të mirë skenike (Arber Maliqi) si dhe duetin më të mirë të festivalit (Elona Sadiku e Lumturije Shabani).

‘Ansambli ynë u paraqit me një potpuri këngësh nga Remzi Leka, Qemajl Musliu, Adnan Leka, Afrim Haziri, Nehat Ferati, Meti Maloku, Elonë Sadiku, Lumturije Shabani, Eronite Qerimi, Eroll Ahmeti dhe Arbër Maliqi, te përzgjedhur nga Murat Ismajli’, thotë Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit.

Ai falënderon pjesëtaret e Ansamblit për kontributin dhe angazhimin e tyre te pa kursyer, sikurse edhe organizatoret Naser Dula dhe Muharrem Morina, për bujarinë dhe pritjen e jashtëzakonshme e po ashtu edhe Drejtorinë për Kulturë, për mbështje.

‘Shpresojmë qe ky festival me shume vlera te vazhdoje traditën ne kultivimin e këngës popullore, si vlerë e mirëfilltë kulturore’, thotë Ferati.