Ardita Sinani rezulton pozitive me COVID-19 edhe pas dy vaksinave

Politikanja shqiptare nga Presheva, Ardita Sinani, ka rezultuar pozitive me COVID-19, ndonëse ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër virusit.

Ajo ka thënë se është vetizoluar dhe po kurohet në shtëpi, meqë për momentin nuk ka ndonjë përkeqësim serioz të gjendjes.

Sot, si rrjedhojë e disa simptomeve të lehta paraprake, jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv, edhe pse me 11.02.2021 kam marrë dozën e dytë të vakcinës.

Duke qenë se për momentin nuk kam ndonjë përkeqësim të rëndë shëndetësor, po kurohem në vetizolimin shtëpiak.

Nga këto rrethana dhe përmes komunikimit elektronik, po vazhdoj punën dhe veprimtarinë.

Respektoni masat dhe ruajeni shëndetin.

Gjithë të mirat, Ardita.