Kush e vrau Xhemail Mustafën, reagon Lutfi Haziri pas publikimit të dosjes
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi një medium publikoi dosjen për vrasjen e veprimtarit të kësaj partie, Xhemail Mustafa, raporton Mediafokus.info.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se vrasësit do të mbesin turpi i sotëm e i historisë.
“Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike. Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore po fillon të zbardhet.
O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë.
Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë”, ka shkruar Haziri në Facebook.