Arrestohen dy drejtorë të shkollave paralele serbe në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy drejtorë të shkollave paralaele serbe në Kamenicë.

Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Ai tha se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim.

Rahimaj e quajti këtë si një nga aksionet më të rëndësishme viteve të fundit në këtë qytet

Reagimi i plotë:

Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës!

Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin.

Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim, siç mbetet e përkushtuar të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, në koordinim të plotë me institucionet e thirrura për këtë.