Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore
Pacolli ka zbuluar se është baba i dy vajzave që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Ai e përshkroi periudhën kur ka ardhur në jetë vajza e tij e parë, Arbëresha, si një moment kalimtar në jetën e tij, pas mbarimit të studimeve dhe shërbimit ushtarak.
“Kam dy vajza që kanë lindur nga lidhje jashtëmartesore. Vajza e madhe, Arbëresha, jeton në Austri dhe ka qenë rezultat i një periudhe transitive”, tha Pacolli.
Ai gjithashtu shtoi se vajza e tij e dytë ka lindur kur ishte 30 vjeç, duke theksuar se marrëdhëniet me nënat e vajzave kishin histori të ndryshme.
“Vajza tjetër ka lindur kur kam qenë 30 vjeç. Vajzat janë me dy gra të ndryshme, e para aksidentale, e rastit, e dyta e planifikuar, por lidhja dështoi”, tregoi ai.
Pavarësisht këtyre rrethanave, Pacolli shprehu krenarinë dhe lumturinë për vajzat e tij, duke vlerësuar arritjet e tyre profesionale.
“Vajzat sot janë bankiere, kanë studiuar. Jam shumë i lumtur për to,” tha ai, duke nënvizuar marrëdhënien e tij të fortë me to dhe suksesin që ato kanë arritur në jetën e tyre.
Deklaratat e tij kanë ngjallur interes të madh publik, duke sjellë një anë të panjohur të një prej figurave më të rëndësishme të jetës publike dhe politike në Kosovë.