Beteja me COVID-19 e kryetarit të Republikanëve: Linda për s’dyti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, i cili ka vuajtur gjatë pas infeksionit me COVID-19, ka thënë se Zoti ia ka dhuruar jetën për së dyti, shkruan Mediafokus.info.

Ai ishte i zgjuar nga koma pas më shumë se dy muajsh në intubim, teksa thotë se rikuperimi akoma vazhdon.

“Të dashur miq dhe dashamirë ju falenderoj për gjithë urimet e shërimit. Kerkoj Falje që nuk mundem ti përgjigjem gjithësecilit në veçanti por ende jam i pamundur dhe i palëvizur.  Zoti me ka dhuruar jetën për së dyti, ndaj i falenderohem çdo çast. Rikuperimi është rrugë e gjate, por sapo trupi te ma lejojë do të rikthehem të jem aktiv. Faleminderit nga zemra për lutjet tuaja”, ka shkruar ai.

Në postimin e 22 nëntorit, Kurti kishe thënë se ky nuk është një virus, por një armë vdekjeprurëse. 

Tash e tre muaj, ai po trajtohet në një spital në Gjermani./Mediafokus.info/