COVID-19: Dy të vdekur, 230 të shëruar

Dy të vdekur, 344 raste pozitive me COVID-19 dhe 230 pacientë të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovës, shkruan Mediafokus.info.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.281 mostra dhe 344 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2: Skenderaj (63 vjeç) dhe Viti (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 63.433 nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 54.891, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.