Covid ia merr jetën edhe një ish-zyrtari të Gjykatës Kushtetuese

Covid ia merr jetën edhe një ish-zyrtari të Gjykatës Kushtetuese. Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese, Shefqet Berisha ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar kolegu i tij përmes një shkrimi në llogarinë në Facebook.

“Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të dashur Shefqet Berisha (nga virusi Covid19).

I shprehim ngushllime familjes, kolegëve dhe shoqërisë, duke e përkujtuar përgjithmonë, si intelektual, profesionist, vizionar, i pa lodhshëm, i buzëqeshur, të gjitha…”, ka shkruar ai.