Dikur përkthyese në Kosovë, sot profesoreshë në Belgjikë
Vjosa Musliu, e rritur në Gjilan, është sot profesoreshë e asociuar e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Vrije Universiteit Brussel (VUB) në Belgjikë.
Rrugëtimi i saj akademik nisi me studimet në University of New York Tirana, ndërsa më pas përfundoi Masterin në Catholic University of Leuven dhe doktoraturën në Ghent University.
Sot ajo është pjesë e botës akademike europiane dhe autore e librit “Girlhood at War: Interpreting War and Liberation in Kosovo”, ku sjell përvojat e saj të fëmijërisë dhe analizën akademike.
Nga Gjilani drejt universiteteve të Belgjikës, Vjosa Musliu është një tjetër shqiptare që po lë gjurmë në botën e dijes, shkruan revista Ora.
Ajo ka punuar dikur përkthyese në Kosovë.

