Haxhiut i shkojnë në takim Kurti, Kusari-Lila, Gërvalla dhe përfaqësues të pakicave

Ka nisur takimi i thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, në kuadër të konsultimeve për situatën institucionale në vend, shkruan express.

Në takim po marrin pjesë Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Donika Gërvalla si dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e Haxhiut për pjesëmarrje në takimin e sotëm.

Ndërkohë, asnjëra nga partitë nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe AAK-ja, dje edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se për partinë e tij, ajo është deputete.