Disa vendbanime në Gjilan nesër nuk do të kenë ujë

Disa lagje të qytetit në Gjilan si dhe fshati Livoç i Poshtëm, nesër (e shtunë) nuk do të kenë ujë deri në orën 16:00, ka njoftuar kompania Hidromorava, raporton Mediafokus.info

‘Ju njoftojmë se me datë 22 maj 2021, ditë e shtune, për shkak të punëve në pastrimin e rezervarëve në Velekincë dhe ne Kodrën e Deshmorëve, nga ora 00:00 deri ne ora 16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet: ‘Idriz Seferi’, ‘Hysen Terpeza’, Rruga e Kumanovës, ‘Xheladin Kurbaliu’, Lagjja e tetë dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve dhe fshatin Livoç i Poshtëm.

Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubineta do të jetë me ngjyrë, por kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë pastrimit’, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë shtesë:
Tel: 044983071, fix: 0280326980
Kujdestaria inaktive: 044719813.