Djali e gjen babain pa shenja jete në terasën e shtëpisë

Një person në Pejë ka raportuar në polici se e kishte gjetur babanë e tij pa shenja jete në terasën e shtëpisë. Rasti po hetohet nga policia.

Pejë 16.02.2023-06:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në terasën e shtëpisë së tij,  e ka gjetur babin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohej pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim (foto ilustrim).