Drita barazon, e mbyllë stinorin vjeshtor si kampion

Kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës në futboll, Drita, ka barazuar me Prishtinën me rezultat 1:1, në ndeshjen e fundit të këtij stinori, shkruan Mediafokus.info.

Te dy golat u shënuan nga pika e bardhë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin kryeqytetasit. Besnik Krasniqi shënoj në minutën e 38-të nga penaltia

Drita arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 83-të nga pika e bardhë. Fidan Gërbeshi u tregua i sakt nga penaltia.

Kjo ishte ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor të Superligës. Drita e mbyllë stinorin si kampion vjeshtor, kurse Prishtina e mbyll në pozitën e tretë.