Driton Abazoviq mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Imazhi i politikanit shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, po shkon duke u forcuar në Mal të Zi, derisa n  të njëjtën kohë po bie autoriteti i kryeministrit aktual, Zdravko Krivokapiq.

Drejtori i Shoqërisë për Kërkime dhe Teori Politike në Podgoricë, Vladimir Paviçeviq, vlerëson se është koha që kryetar i Qeverisë së Malit të Zi të jetë Abazoviqi, që aktualisht është zv.kryeministër.

Paviçeviq në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se Krivokapiq që nga marrja e mandatit në shumë paraqitje ka treguar dezorientim në politikën logjike.

Së fundi, ai e ka kritikuar kryeministrin edhe për rastin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, një politikan proserb, i cili vuri në dyshim gjenocidin në Srebrenicë.

Sipas Paviçeviq, kryeministri Krivokapiq ka treguar dobësi të mëdha.

“Krivokapiq të tërhiqet dhe vendin e tij në qeveri ta zë Abazoviq, i cili megjithatë ka treguar njëfarë peshe, vendosmëri e gjendshmëri dhe kështu të normalizohej situata politike në Mal ltë Zi”, ka thënë Paviçeviq.