Druri që i solli vdekjen një personi në Burincë të Gjilanit u rrëzua nga era

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se rasti i vdekjes së një burri në Burincë të Gjilanit ndodhi si pasojë e rrëzimit të një druri nga era.

Fsh. Burincë, Gjilan 09.08.2022-16:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML  për obduksion. (foto ilustrim)