Durmish Aga ishte një ikonë tjetër e Gjilanit

Personazhe karakteristike të Gjilanit, nuk ishin vetëm Malush Petlla e Haki Pijani, por po aq karakteristik ishte edhe Durmish Aga.

Duke marrë si shkas një shkrim të portalit mediafokus.info për Malushin, artisti Lulzim Behxheti ka rikujtuar edhe një ish-ikonë tjetër të këtij qyteti.

I thoshim Durmish Aga. Marak kishte me bo llafe per universin, planetat, yjet…kuptohet kur ishte esull…

Vendin e preferuar e kishte te kafja e Francuzit.

I dashur per te gjithe…

Durmishi ishte një ikonë tjetër e rrugëve të qytetit të Gjilanit, të cilët jetuan mes nesh, por jetën e bënë në mënyrën e tyre unike.

Durmishi jetoi me rrëfimin me universin dhe jadranin, Malushi me dashurinë për artin e Faruk Begollit e Hakiu me afinitetin për botën shtazore. /Mediafokus.info

(Portreti është punuar nga artsiti Lulzim Behxheti)