Dy persona gjenden të vdekur, njëri në Prishtinë, tjetri në Vushtrri

Dy persona, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri janë gjetur pa shenja jete. Rastet janë cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hertohen nga policia. 

Prishtinë, 29.03.2021 – 17:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Vushtrri 29.03.2021 – 15:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, në një paradhomë të banesës së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.