E humb betejën me Covid-19 edhe një qytetar nga Gjilani

Betejën me virusin Covid-19 e ka humbur sot edhe një qytetar nga Gjilani, duke e çuar në 12 numrin e viktimave në këtë qytet nga ky infeksion, i cili po merr jetë çdo ditë në Kosovë dhe gjithandej botës.

Bëhet fjalë për pacientin Q.S. (1950) nga Livoçi i Epërm.

Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info dr Ukshin Ismajli, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Ismajli ka thënë se pacineti është testuar më 21 korrik, ndërkaq më 24 korrik është konfirmuar pozitiv me Covid.

“Fatkeqësisht, sot në orët e hershme të mëngjesit, pacienti e humbi betejën me Covid”, ka thënë dr Ukshin Ismajli, i cili njëherësh i ka shprehur ngushëllime familjes. /mediafokus.info