Shumëkush prej jush mund ta keqkuptojë mesazhin hyjnor të kësaj pikture

Kjo pikturë, e cila ka përlotur botën, është nga më të çmuarat në Evropë, jo vetëm nga çmimi por më shumë nga mesazhi që përcjell…

Një i moshuar ishte dënuar me vdekje të ngadaltë, duke e lënë pa ushqim derisa të vdiste. Lejohej vetem një person nga të afërmit ta vizitonte çdo ditë.

E bija, pasi i bëhej kontrolli nga rojet e burgut, hynte dhe qëndronte sa kohë ishte e lejueshme pranë të atit. Kaluan ditë dhe plaku nuk po vdiste, atëherë rojet vendosen të ndiqnin veprimet e saj. Kur panë se e bija e ushqente të atin me qumështin e saj, raportuan menjëherë tek eproret e tyre. Gjykata u mblodh përsëri, por nuk kishte ligj që ndalonte veprimin e vajzës së tij. Pas disa ditësh, plaku u lirua…

Qëllimi i pikturës, thotë Spiro Karadumi, është të japë një mesazh të qartë, se gruaja pavarësisht çfarë është, bijë, motër, grua apo nënë, ka misionin e madh të japë jetë, t’i lartësojë gjërat deri në pafundësi…

/mediafokus.info/