Edhe nënkryetari i Kuvendit, sipas VV, ka rezultuar i infektuar me Covid

Njëri nga nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës ka rezultuar i infektuar në testimet për koronavirus. Edhe pse kjo nuk është bërë e ditur nga vet personi, lajmin e ka zbuluar një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur në emisionin Frontal, në T7, Adnan Rrustemi nga VV’ja ka treguar se pos shefit të deputetëve të VV’së, Arben Gashi, edhe një figurë e rëndësishme e Kuvendit të Kosovës është prekur. Bëhet fjalë për nënkryetarin Kujtim Shala.

Rrustemi ka folur edhe për akuzën që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ia ka bërë VV’së, se gjoja ka ndikuar në përhapjen e koronavirusit me protestën e organizuar në sheshet e Prishtinës.

Rrustemi ka thënë se as Arben Gashi, e as Shala, nuk kanë qenë pjesë e protestës, por të dy janë infektuar me COVID-19.