Caktohet data e trilogjisë Fury-Wilder

Trilogjia ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder është planifikuar të zhvillohet më 19 dhjetor të këtij viti.

Pas dy luftërave të jashtëzakonshme, dyshja janë marrë vesh që të ballafaqohen edhe një herë, vetëm gjashtë ditë para Krishtlindjeve.

Për momentin nuk ka asnjë një vendndodhje të saktë se ku do të zhvillohet takimi, por ka besim se të paktën disa tifozë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjen për kampionin botëror të peshave të rënda WBC.

Duke folur për Sky Sports, drejtori i Top Rank, Brad Jacobs tha: “Ne jemi duke u përqendruar në 19 dhjetor dhe po shpresojmë që, deri atëherë, të jemi përsëri në një situatë gati normale.

“Ne po kërkojmë në të gjithë botën, në këtë pikë, për lokacionin më të mirë për këtë ngjarje. Rrethi do të ngushtohet dhe do të shohim se ku do të na çojë në fund”.

Ndeshja e parë në Staples Center në Los Angeles u vlerësua si një barazim, ndërsa në ballafaqimin e dytë në Las Vegas, Fury e dominoi Wilder.

The Bronze Bomber pësoi humbjen e tij të parë profesionale, pas një paraqitjeje mjeshtërore nga Fury, i cili siguroi fitoren me TKO në raundin e shtatë, pasi i shkaktoi disa dëme serioze kundërshtarit të tij./mediafokus.info/