Elevan godet me këngën e saj të re (VIDEO)

Është shumë e re në moshë, por me këngën e saj më të re që sapo ka publikuar në Austri, këngëtarja shqiptare Elevan, po jep një mesazh të fuqishëm për gratë që ta hapin vet rrugën e tyre drejt suksesit, shkruan veriu.info

Me këngën e saj “Merci”, Elevan menjëherë bëri ‘boom’ në skenen e repit evropian. E mbi të gjitha kjo këngë, pasqyron edhe jëtën dhe rrugëtimin e saj drejtë sukseseve.

Prandaj këngëtarja Elza Maxhuni, me emrin e saj artistik Elevan, përmes kësaj vepre artistike, don të bëhet udhërrëfyese dhe të jap mesazh tek femrat në përgjithësi, se ato duhet t’i ndjekin ëndërrat e tyre dhe do t’ia dalin dhe të krijojnë karierë duke u bazuar në forcat e tyre.

Talenti i saj në rep u zbulua nga kompania muzikore “Sony Austria”, por ajo nuk e ka ndërmend të ndalet, duke paralajmëruar befasi edhe me këngë tjera.

Se si e interpreton, ndiqni këngën dhe klipin e saj: