‘Eskalon’ COVID-19 në Shqipëri, rekord i infeksionit brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë zbuluar mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19, ndërkohë që 14 pacientë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 3974 testime nga ku rezultoi se 1 052 persona ishin pozitivë.

Ndërkohë, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.