Fatmir Shurdhani rizgjidhet drejtor ekzekutiv i Handikos-it në Gjilan
Fatmir Shurdhani është rizgjedhur drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Handikos, në Gjilan, në Kuvendin e dytë zgjedhor.
Shurdhani ka filluar punën në shoqatën që trajton njerëzit me aftësi të kufizuara, në vitin 2002, në vitin 2006 ka punuar si asistent menaxher, ndërkaq më vonë është zgjedhur menaxher i kësaj shoqate.
Shurdhani njihet si menaxheri që ka bërë shumë për këta persona, duke i përfaqësuar ata në mënyrë meritore në instanca komunale, republikane e europiane.
Lexo edhe:
Dy dekada në shërbim të njerëzve me nevoja të veçanta
Ndërkohë, në këtë Kuvend janë zgjedhur edhe organet tjera drejtuese, Sejdulla Kadriu, kryetar i Kuvendit, ndërkaq Abdil Ibishi, kryetar i Bordit të organizatës Handikos.
Të zgjedhurit i ka përshëndetur dhe uruar Bujar Kadriu, kryetar i rrjetit të OJQ-ve të Republikës së Kosovës e Fatmir Latifi, president i Rotary Club Gjilan.





