Fjalët që Kurti shkroi për Cimën në librin e kujtimeve

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në nderim të artistit Rasim Thaçi – Cima.

Kurti ka thënë se vdekja e Cimës “përveç që ishte e parakohshme, na ngjan edhe e pabesueshme.”

“Jemi rritur si fëmijë me Cimën, vetëm kur u rritëm e nuk ishim fëmijë e morëm vesh që quhej Rasim Thaçi. Neve tani na duhet ta zvogëlojmë dhimbjen, duke e ndarë me njëri-tjetrin. Ai ka qenë gjithmonë i gëzuar. Për shkak të kësaj mënyrë të jetesës së tij, vdekja e tij përveç e parakohshme, na ngjan edhe e pabesueshme. Sot vendosëm lule të freskëta, për këtë lamtumirë të fundit, kur ne përkulemi me nderime për Rasim Thaçin”, tha Kurti para mediave.

Kurti bëri homazhe bashkë me u.d të presidentit, Glauk Konjufca dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.