Flurona, një lloj i ri i Covid-19
Një lloj i ri i koronavirusit (Kovid-19), me emërtimin Flurona së fundmi është paraqitur në Izrael.
Një grua shtatzënë është personi i parë në botë që u infektua edhe me Covid-19, edhe grip.
Mësohet se mjekimi i gruas, testi i së cilës rezultoi pozitiv për të dy viruset, vazhdon në spitalin Beilinson në qytetin Petach Tikva.
Profesor Arnon Vizhnitser, në deklaratën e tij për shtypin e vendit mbi këtë temë tha: “Sapo mbërriti, ajo u diagnostikua me grip dhe koronavirus. Edhe pse ne e kontrolluam sërish, të dy testet dolën pozitive”.
Duke nënvizuar se të dyja sëmundjet janë virale, profesori tha: “Të dyja shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje sepse sulmojnë rrgët e sipërme të frymëmarrjes”.
Ndërsa kjo dëshmon se viruset mund të jenë të pranishme te një person në të njëjtën kohë, mjekët besojnë se mund të ketë më shumë infeksione ‘flurona’ në vend.

