Gjendet i vdekur në banesë një turist
Një turist polak me inicialet A.H., 73-vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.
“Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

