Gjendet nëndetësja e Hitlerit në Turqi: Historia e pabesueshme e nëndetësve naziste

Zhytësit turq kanë bërë në zbulim të rëndësishëm sa i përket Luftës së Dytë Botërore.

Mediat lokale raportojnë se së fundmi është zbuluar e mbytur pranë brigjeve turke një nëndetëse U2, e cila i përket Gjermanisë Naziste dhe ishte pjesë e flotës së nisur nga Hitleri në Detin e Zi, shkruan abcnews.al.

Nëndestësja u gjet në 20 metra thellësi pranë brigjeve turke në zonën e Sakaryas dhe ishte e mbuluar prej mbetjeve të rrjetave të peshkut.

Historia

Në momentin e përplasjes me rusët, Hitleri urdhëroi hapjen e një fronti në detin e Zi me qëllim prishjen e rrugëve të furnizimit të Bashkimit Sovjetik.

Operacioni i dërgimit të nëndetëseve në detin e Zi ishte mjaft special. Bëhet fjalë për 6 të tilla, të cilat u dërguan të copëtuara me kamionë të posaçëm deri në postin e Kostancës në Rumani. Aty, nëndetëset u bashkuan duke u bërë funksionale. Gjatë luftës, 2 nëndetëse u fundosën nga rusët, tre të tjera nga vetë nazistët pasi po humbinsnin dhe një tjetër u fundos pikërisht në brigjet turke. Bëhet fjalë për nëndetësen e zbuluar sëfundmi.