Gjilan, policia konfiskon 58 patentë-shoferë brenda një jave

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 15.05.2026 – 21.05.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, kanë shqiptuar 1.795 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 13 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 9 gjoba për përdorim të telefonit, 31 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta), derisa masa e ndalim-drejtimit të mjeteve motorike është shqiptuar ndaj 58 ngasësve.

Njëherësh,Policia apelon te këmbësorët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të rrugës.

Përdorimi i telefonit mobil, dëgjueseve në vesh, mosrespektimi i semaforëve apo kalimi jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përbëjnë shkelje të cilat sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi, thuhet në njoftim.