Gola, Çitaku, Shala, Simiq e Rexhepi – kandidatë për nënkryetarë të Kuvendit

Pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, si kryetare së Kuvendit, tri partitë më të mëdha si dhe komunitetet jo shumicë kanë propozuar nënkryetarët e Kuvendit.

Vetëvendosja ka propozuar për nënkryetar Kuvendi, Ardian Golën.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar Vlora Çitakun.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar Kujtim Shalën.

Ndërsa deputetët nga komunitetet jo shumicë kanë propozuar Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepin.