Ismajli: LDK’së i duhet rifreskim në struktura për kthimin e besimit

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka folur për rezultatin zgjedhor të LDK’së më 14 shkurt, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ai ka thënë se LDK’së i duhet rifreskim në struktura për kthimin e besimit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Një falënderim të përzemërt për të gjithë anëtarësinë, strukturat dhe qytetarët e Gjilanit për mbështetje në këto zgjedhje. Çdo votë e marrë është e shenjtë, ndonëse këto rezultate nuk janë të kënaqëshme.

Fitoret dhe humbjet në politikë janë të përbashkëta, asnjëri nga ne nuk mund të amnistohet.

LDK-së i duhet një rifreskim në struktura, në mënyrë që qytetarëve t’ju rikthejmë besimin e plotë.

Duhet të kemi një debat të brendshëm, në mënyrë që t’i shtojmë vlerat e mirëfillta të LDK-së.

Lidhja është shumë më e madhe, ajo ka traditë, histori e rezultate.

Kauza jonë është shtetndërtimi i Republikës, dhe kjo kauzë mund të arrihet me rikthimin e madh të LDK-së, duke vënë në pah vetëm kërkesat dhe synimet e anëtarësisë së LDK-së!

Bashkëiadalim!

Arbër Ismajli ✌🏻