Handke i quan “injorante” pyetjet për mbështetjen e regjimit gjenocidial
Laureati i çmimit nobel për letërsi, Peter Handke u tall me pyetjet në lidhje me mbështetjen e tij për regjimin gjenocidial të Slobodan Milosheviqit, në një konferencë për shtyp, duke thënë para gazetarëve se nuk ishte momenti për t`u përgjigjur në pyetje “injorante”.
Peter Englund, ish-sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, tha se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni sepse për të festuar fitoren e Handke “do të ishte hipokrizi e rëndë nga ana ime”.
Dhënia e çmimit nobel për shkrimtarin austriak është kritikuar gjerësisht nga shkrimtarët dhe politikanët për qëndrimin e tij ndaj luftërave jugosllave të viteve 1990.
Një peticion i nënshkruar nga pothuajse 60,000 njerëz po i bën thirrje Komitetit Nobel të revokojë çmimin për Handtke.