Haziri jep detaje të reja për të infektuarin e Përlepnicës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë detaje për të infektuarin e Përlepnicës me Covid-19, shkruan Mediafokus.info.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haziri ka thënë se nuk bëhet fjalë për burim të ri të infeksionit në këtë komunë, por për person kontakti me familjen e prekur në Përlepnicë.

“Dita79. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë na njoftoi për një rast të ri të infeksionit me #Covid19, në Përlepnicë. Por, lajmi i mirë është që i prekuri është person kontakti me familjen që ka qenë e infektuar më herët. Pra, nuk kemi burim të ri të infeksionit, por që duhet pasur kujdes dhe assesi nuk duhet pasur kontakt me 27 personat që aktualisht janë në vetizolim”, ka shkruar Haziri.

“Ndërkohë, meqë janë hapur xhamitë, apeloj që nesër, në ditë xhumaje, t’i respektoni në formë strikte rekomandimet e IKSHP. Vetëm duke qenë lojal në rekomandimet e profesionistëve, e preventojmë përhapjen e #Covid19. Ju faleminderit shumë për lojalitetin!”, ka përfunduar Haziri./Mediafokus.info/