Haziri viziton institucionet emergjente dhe të sigurisë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i ka vizituar pas orë 24:00 organet emergjente dhe të sigurisë dhe i ka përgëzuar për punën që po bënin në natën e Vitit të Ri, për të ofruar siguri dhe shërbime për qytetarët.

Nga policia, kryetari Haziri është njoftuar se festimi i vitit të ri ka kaluar pa probleme, ashtu siç ka qenë e qetë kjo natë edhe për sherbimin spitalor, shëndetësinë primare dhe zjarrfikësit.

Gjilanasit kanë festuar në mënyrë dinjitoze.