Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dialogut pas insistimit të palës serbe për të hapë temën e Asociacionit, transmeton Mediafokus.info.

Pas inaugurimit të një rruge sot në Prizren, kreu i qeverisë tha se dialogu nuk do të ngecë për fajin e Kosovës.

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun. Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpall pavarësinë”, tha ai.