Hoti: Me ndihmën e diasporës dhe 700 milionë euro investime, për 6 muaj e kaluam krizën e pandemisë

Kryeministri Avdullah Hoti, në një takim me elektoratin në Deçan dhe Junik, ka thënë të enjten se me 700 milionë euro investime publike dhe me përkrahjen e remitencave nga diaspora, Kosova e ka kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

“E falënderoj diasporën tonë të cilat me remitencat e tyre, më të mëdhatë që mbahen mend, gjatë vitit 2020 na ndihmua që së bashku me 700 milionë euro investime direkte në ekonomi ta tejkalojmë me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia. Përderisa vendeve të rajonit ju nevojiten 3-4 vite për ta tejkaluar krizën e pandemisë, ne me përkrahjen e diasporës e kemi kaluar për 6 muaj”, ka thënë Hoti.