IPK rekomandon suspendimin e tre policëve që u përfshin në keqtrajtimin e 18-vjeçarit

Rasti i 18-vjeçarit i cili ishte keqtrajtuar në stacionin policor, para dy vitesh, ka nxitur reagime të mëdha në opinion pas publikimit të një videoje. Ky ka qenë shkaku që një zyrtar policor u arrestua.

Por, rastin e bënë më të rëndë fakti se i riu ishte keqtrajtuar në praninë e zyrtarëve tjerë policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka dhënë rekomandimin për suspendimin e tre zyrtarëve tjerë policorë që janë përfshirë në keqtrajtimin e tij.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të këtyre tre zyrtarëve policorë përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore ditëve në vijim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet për media.

Njoftimi i plotë:  

Pas arrestimit të një zyrtari policor më 28 janar 2021 me dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në medie ishte publikuar edhe një video tjetër.

Bazuar në pamjet e kësaj videoje dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Prishtinë.

Rasti ishte iniciuar në IPK dhe hetuesit në konsultim me prokurorin kujdestar  janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar zyrtarët policorë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë) .

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të këtyre tre zyrtarëve policorë përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore ditëve në vijim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.