Ismajli: Në mars fillojmë tri projekte të reja me BE-në

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka paralajmëruar fillimin e tri projekteve të reja në mars të këtij viti.

Projektet financohen nga fondet e BE-së dhe kanë për qëllim zhvillimin dhe avancimin e jetës publike.

Ky është postimi i plotë i Ismajlit:

Duke u dakorduar për fillimin e projekteve, marsin 2020 po e fillojmë me 3 projektet e shkruara nga Rezarta e Fisi dhe të financuara nga fondet e BE-së, ku po vazhdojmë bashkë ta rrisim besimin e BE-së për Gjilanin tonë.

Paratë të cilat vijnë nga BE-ja kanë për qëllim që përmes mjeteve financiare të ndërhyjnë përmes projekteve të tilla në reforma dhe në politika të caktuara, të cilat janë domosdoshmërisht jetike për zhvillimin dhe avancimin e jetës publike të të gjithë qytetarëve.

Natyrisht, që këto projekte nuk do të ishin të mundura të realizoheshin pa vendosjen e pikave kyqe të këtyre dy personave të cilët, padyshim, kanë përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit për jetësimin dhe finalizimin me përpikmëri të tyre.

Falemnderit Rezartës dhe Fisit për angazhimin e përkushtuar të tyre, të cilët me projekte të tilla po i pasurojnë qytetarët e Komunës së Gjilanit, në direktivë me perspektiven e tyre të ardhshme dhe në koherencë me përkrahjen e madhe të BE-së.

Bashkë me suksese të reja, ka shkruar Arbër Ismajli.